Masa lehtësuese për qytetarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë.

 

Nëse jeni vaksinuar me vaksinë anti-Covid, ose e keni kaluar virusin brenda 6 muajve, mund të udhëtoni drejt Stambollit, pa qenë nevoja për një test PCR. Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Air Albania”.

 

Nga ana tjetër, për personat e pavaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejt 48 orë para nisjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re