Skip to content

Lirohen nga akuza 6 mbështetësit e Bashës, Prokuroria: Nuk u gjet asgjë e paligjshme në seli!

Të arrestuar pas protestës së 8 janarit, Gjykata e Tiranës ka vendosur që 6 personat të cilët janë mbështetës të Bashës të hetohen në gjendje të lirë.

U caktua sot masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 24 prej të arrestuarve. Masa ndaj tyre u dhanë në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës i mësuan masat të ndarë.

Të pranishëm në seancën për mbështetësit e Berishës ishin edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në PD si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu etj.

Kujtojmë se në protestën e thirrur nga Berisha pati akte të shumta dhune në ambjentet e selisë blu dhe u desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e turmës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb