Skip to content

Lirohen nga komisariati i Fierit 10 naftëtarët e Ballshit

Pas 5 orësh në komisariatin e Fierit, 10 naftëtarët e Ballshit janë liruar mbrëmjen e sotme.

Së bashku me kreun e sindikatës Sokol Dautaj ata janë shoqëruar për tu pyetur në policia për protestën e organizuar dy ditë më parë në ambientet e jashtme të uzinës së rafinerisë së Ballshit.

Naftëtarët kundërshtojnë demontimin rafinerisë për skrap pasi nuk kanë marrë mbi 13 paga të cilat janë fituar edhe me vendim gjyqi.

Naftëtarët janë shoqëruar pasi kanë kundërshtuar shërbimet “security” të ruajtjes së uzinës por edhe kanë dëmtuar portën kryesore të saj pasi tentuan të kalonin me forcë.

/faxweb