Dy pengjet e mbajtura rob në një bankë në Sinzig, Rheinland-Pfalz, janë liruar, por autorët arritën të arratisen, njoftoi policia.

Pak kohë më parë, njësia speciale SEK bastisi degën e Volksbank dhe gjeti dy persona të mbajtur peng në kasafortë që nga mëngjesi, por jo autorët, të cilët arritën të arratisen. Pengjet janë shëndoshë e mirë, ndërsa një operacion kërkimi është duke u zhvilluar në zonë për të gjetur autorët.

E gjitha filloi të premten në mëngjes (8 maj) kur një furgon i blinduar ndaloi përpara bankës dhe shoferi doli për të folur me punonjësit, vetëm për t’u sulmuar nga një burrë i panjohur. Një nga pengjet besohet të jetë shoferi i furgonit, ndërsa policia nuk ka publikuar informacione për numrin e sulmuesve.

Qindra oficerë policie po marrin pjesë në operacion, ndërsa forca speciale nga shtetet fqinje të Baden-Württemberg dhe North Rhine-Westphalia kanë reaguar gjithashtu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re