Skip to content

Lirohet Ballist Morina

ballisti

Të gjithë e kujtojnë dronin me një flamur të Shqipnisë Etnike duke u valëvitur në qiellin e stadiumit “Partizan’’ në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit. Por bashkë me këtë të gjithë kujtojnë edhe njeriu që ideoi dhe realizoj atë vepër, Ismail Morinën, i thirrur ndryshe, si Ballist Morina.

Por nga ai moment jeta e tij ndryshoj dhe pas burgosjes në Shqipëri ai u arrestua sërish edhe në Kroaci. Pas një qëndrimi në burgun e Dubrovnikun ku lindi edhe një luftë diplomatike mes Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë dhe Italisë.

Pasi në 28 mars a u ekstradua në Itali për të vazhduar hetimin e tij duke shmangur kështu një hetim në Serbi. Ndërsa sot me një publikim në faqen e tij zyrtare tifozi i njohur shqiptar shpall edhe lirimin e tij përfundimtar.

Ai në këtë status ka nisur falenderimet nga konsulli i Shqipërisë në Bari, Adriatik Haskaj(me të cilin edhe ka pozuar) por edhe për të gjithë ata që u përpoqën për fitimin e lirisë, si edhe ata që dolën në rrugë për të./Berati.TV

36965809 10217555649668241 8307917633366261760 n