Ish-prefekti i Fierit Bujar Hasa i cili u arrestua pas akuzave për mashtrim me 300 mijë dollarë në shitjen e disa apartamenteve u lirua nga Gjykata e Tiranës. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për hasën u mor nga Gjykata e Tiranës e cila liroi Hasën pas një garancie pasurore të lëshuar prej tij në shumën e 13 milionë lekëve.
 
Sipas policisë, Hasa akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person kishin mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, një qytetar kanadez  duke i marrë një shumë prej 260 000 dollarësh dhe një tjetër shqiptar te cilit i morën një shumë prej 50 000 eurosh. Hasa ka mbajtur detyrën e prefektit të Fierit nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re