Opozitari kryesor rus, Alexeï Navalny njoftoi sot se është liruar nga qendra e paraburgimit moskovit ku ai qëndroi 20 ditë për organizim të protestave të paautorizuara kundër presidentit Vladimir Putin.
“Përshëndetje! Kam dalë nga burgu, shkruan Alexeï Navalny në Instagram, me një foto ku shfaqet në një rrugë. Policia kishte organizuar lirimin e tij në mënyrë për të shmangur turmën e gazetarëve që prisnin para qendrës së paraburgimit.
Navalny, i cili ka bërë publik qëllimin për të qenë kandadit në zgjedhjet presidenciale e marsit 2018, shtoi se ishte i gatshëm për të punuar dhe se do të udhëtonte në Astrakhan (jug-perëndim) për të marrë pjesë në mbrëmje në një protestë me lejen e autoriteteve lokale.
Në mesazhin e tij, avokati dhe blogeri anti-korrupsion 41 vjeç saktësoi duke bërë shaka se gjatë qëndrimit të tij në burg kishte lexuar 20 libra, kishte mësuar disa fjalë në gjuhën kirkize dhe pirë 80 litra çaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re