Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për korrupsion, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK rreth një vit më parë.

Burime bëjnë me dije se ky dënim ndaj Hasës do të konvertohet në 4 vite shërbim prove, si dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike në 5 vitet e ardhshëm.

Hasa do të lirohet nga burgu, ndërkohë që është shpallur i pafajshëm për akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin dhe për personat e tjerë, të përfshirë në dosjen e korrupsionit ku ishte përmendur emri i ish-prokurorit të Sarandës.

Julian Zerja është dënuar me 8 muaj burg dhe gjykata vendos shuarjen  e masës dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia pasi e ka shlyer dënimin me periudhën e paraburgimit.

Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Bledar Hajredini është dënuar me 3 vite shërbim prove.

Emiljano Mirani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Markeljan Alinani u dënua me 2 vite burg.

Elisona Papa 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Qerim Ruci me 1 vit e 6 muaj burg.

U arrestua me urdhër të SPAK, abuzimet e shumta të prokurorit Sali Hasa: Nga çështja e pronave në Kakome te hetimi disiplinor i KLP

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re