Skip to content

Lirohet nga burgu Tire Alldervishi/ Sanitarja u shtir si infermiere dhe dyshohet se u mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientëve me Covid

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Tire Alldervishin, sanitaren që duke u hequr si infermiere dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek Spitali Covid2.

Alldervishi akuzohej për “mashtrim më shumë se një herë”. Kujtojmë që sanitarja 55-vjeçarja, apeloi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë dhe depozitoi përmes avokates së saj kërkesën ku kërkonte ndryshim të masës së sigurisë.

Rasti u zbulua transmetimit të pamjeve nga emisioni “Stop”, ku vajza e një paciente të ndjerë zbuloi mesazhet që shkëmbente me sanitaren, e cila prezantohej si infermiere.