
Presidenti i Republikes, Bajram Begaj liroi sot nga detyra Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.

Gjoni ka shërbyer edhe si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshtajnit nga viti 2014 deri në vitin 2023.
Prej shtatorit 2023 ai mori detyrën e Ambasadorit në NATO.

