Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar se Kastriot Skënderaj nuk është më drejtor i policisë së Tiranës.

 

Përmes një postimi në Twitter, ministri shkruan se vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur.

 

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.  Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re