Nis lirimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që detyron ndarjen e plazheve,
80% stacione private dhe 20% publike, Task Forca e Turizmit, në
bashkëpunim me prefekturën e qarkut ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm për
heqjen e çadrave në vijën e parë të plazhit tek Ura e Dajlanit, e cila
nga sot i është rikthyer pushuesve për tu shfrytëzuar si plazh publik.

Në foto vërehet edhe vendosja e tabelës, që sinjalizon që kjo zonë plazhi do të mund të shfrytëzohet pa pagesë nga pushues, që duan të vendosin çadrat e tyre personale në rërë.

Task Forca e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit Klosi ka nisur punën në terren më datë 24 qershor dhe do të vijojë deri më datë 20 korrik, për të verifikuar kushtet e ligjshmërisë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe bregliqenore, në vend, nga veriu në jug, për sezon turistik më të mirë dhe më të sigurtë se paraardhësi.






Previous articleBrenda Syrit të Kaltër/ Kamera zbulon sekretet në thellësi të perlës shqiptare (VIDEO)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re