Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, për të liruar nga arresti shtëpiak ish-kryeministri Sali Berisha.

Ligjvënësi demokrat thekson se “era” e ndryshimit po fryn prej përtej Oqeanit drejt Evropës.

Tritan Shehu shprehet se pranvera po vjen, duke shtuar se “na ngelet të çmontojnë së bashku regjimin”.

Postimi i postimi i plotë: 

E verteta mund te vonoje, por del!

Kam qene i bindur per kete qe prej minutes se pare te zhvillimit te ketij komploti ndaj Berishes e demokracise sone!

Tashti na ngel ta cmontojme totalisht komplotin se bashku me rregjimin.

Me Berishen te lire, kudo ku jane shqiptaret!

Me shqiptaret ne perballje me rregjimin.

“Era” e ndryshimit po fryn qartesisht prej pertej Oqeanit drejt Europes..

Drejt nesh!

Pranvera po vjen, jo thjesht ne kuptimin stinor!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re