Një shtetase turke, 24-vjeçare, e cila u arrestua më herët gjatë ditës nga brendia e kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, është liruar pas përpjekjeve të misioneve turke në Izrael!

Burime diplomatike turke thanë se gruaja është liruar me përpjekjet e Ambasadës Turke në Tel Aviv dhe Konsullatës së Përgjithshme në Kuds.

Më herët gjatë ditës, policia izraelite ndaloi 24-vjeçaren Özgecan Mutlu nga brendia e kompleksit Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Sipas reporteri të AA-së, Mutlu ishte duke recituar pjesë nga Kur’ani, kur një polic izraelit ia kapi çantën për ta larguar nga Porta e Mëshirës (Bab al-Rahma), në lindje të xhamisë.

Tensionet janë rritur në Kudsin Lindor që nga fillimi i këtij muaji, kur policia izraelite largoi me forcë besimtarët muslimanë nga brenda xhamisë Al-Aksa gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Më pas aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re