Dy ditë më parë pushtoi mediat lajmi se reperi shumë i dashur për shqiptarët dhe shumë i komentuar në showbiz, Stresi është arrestuar. Ai u shoqërua në polici pasi në lokalin ku po qëndronte bashkë me disa të rinj të tjerë, u gjetën disa doza lënde narkotike kokainë.

“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”, dëshmoi Stresi në polici.

Sot ai është liruar pas dy ditësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit dhe menjëherë ka postuar një video ku shihet duke tymosur dhe filmuar murin e lagjes ku shkruhet:

“Police mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

 

“Jom shumë i madh për ju, i lirë”, shkruan Stresi në përshkrimin e videos së postuar pak më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re