Rreth 5 vite më parë, një i ri nga Siria u largua prej Alepos dhe kaloi Mesdheun nga Turqia drejt Greqisë. Më tutje arriti të kalojë kanalin anglez dhe kërkoi azil në Britani.

Një vit më vonë, një grua e mirëpriti në shtëpinë e saj për të qëndruar për afro 12 javë, pasi refugjati po kërkonte të përfundonte studimet universitare.

Ai qëndroi në shtëpinë e Katrina Litvak (Katrina Litvack) në Londër, e cila iu gjend pranë dhe e ndihmoi me një vend për të jetuar dhe me mësimin e gjuhës angleze.

Dhe i riu nga Siria është vetëm një nga 30 refugjatët që kjo grua ka ndihmuar përgjatë viteve.

“Përgjatë këtyre 4 viteve të fundit në shtëpinë time në Londër kanë jetuar 30 refugjatë për intervale kohore të ndryshme. Por djali nga Siria, Basel-i, është bërë si djali im. Jam shumë e lumtur që ai djalë është bërë pjesë e familjes sime”-thotë gruaja, e cila vetë është emigrante në Angli.

“Unë vetë jam gjysëm franceze, e gjysëm kanadeze dhe një emigrante vetë që jeton në Britani. Kësisoj e kuptoj më së miri se çfarë do të thotë të jesh i huaj në një vend, edhe pse rrethanat e mia me ato të Baselit janë krejt të tjera. Kam dashur thjesht të ndihmoj ata njerëz që të vetmin faj që kanë patur, ka qenë të lindnin në kohën e vendin e gabuar”-shton Katerina.

Katerina tregon se pa një artikull në media ku flitej për një çift që do po hapnin dyert e shtëpisë së tyre për disa refugjatë sirianë.

“Hyra në artikull dhe pashë për një organizatë bamirëse. Aty kërkova për të ndihmuar dhe u nisa drejt SHBA-ve për të takuar vajza e mia, së bashku me tim shoq. Kur mbërritëm në Filadelfia, organizata më kërkoi të shihja mundësinë për të ndihmuar një refugjat në moshë të re”-kujton Katerina.

E tashmë pas 4 vitesh të gjata, Baseli është në vijim të shkollës së lartë për inxhinieri kompjuterike dhe bën dy punë, si banakier dhe shpërndarës ushqimesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re