Inspektorari i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve mësohet se ILD do hetojë vendimet e marra nga Hoxha, pasi firma e saj është vendosur dhe në vendimin e lirimit të Endrit Dokles.

Nisja e hetimeve është bërë pasi një kërkese të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Drejtësisë, ku Hoxha akuzohet se ka liruar shumë persona nga qelia, dhe për këtë dyshohet se janë kryer duke shkelur ligjet.

ILD i ka dërguar një kërkesë Hoxhës dhe kërkon nga ajo që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën e bërë nga Ministria e Drejtësisë.

Vendimi për lirmin e Indrit Dokles është marrë në 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që mori vendimin, të cilin e arsyetoi me raportet e mira që ishin nisur nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, por dhe se ai ishte penduar dhe tashmë i duhej të kujdeses për të atin që e kishte sëmurë.

‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë dhe pas i është ulur në një dënim me 25 vite. Nga ana tjetër gjyqtarja Hoxha njihet për vendime të tilla që kanë ngjallur debate dhe akuza, pasi më herët ajo ka liruar nga burgu dhe personazhe të tjerë të botës së krimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re