KPK ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Gjirokastrës Emror Kasa.
Ai është hetuar për dy kritere, atë profesionalizmit dhe pastertise se figurës.
Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga ana tjetër probleme ai ka shfaqur edhe për kriterin e pasurisë, për të cilën ka nisur po ashtu një hetim paralel.
Trupë Gjykuese qe dha vendimin e shkarkimit ishte e perbere nga, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.