Inspektorati i Lartë të Drejtësisë ka nisur hetimin administrativ ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Mësohet se ILD-ja i ka kërkuar gjyqtares Hoxha që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën e ardhur, e ndërsa sa i përket caktimit të një mase ndaj saj, ILD shprehet se nuk ka një vendim pasi i përket prokurorisë ta vendosë.

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kerkoi pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Endrit Doklen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re