Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuarit e tjerë për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Ata të gjithë po gjykohen me procedura të gjykimit të shkurtuar dhe e për këtë përfitojnë 1/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme dënou 3 vite e 6 muaj, gjyqtare, po ashtu edhe dënim plotësues që par 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Avokati Aldo Tabaku u dënua nga gjykata me 4 vitet burg. Me 3 vite heqje lirie dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik u dënua edhe për ish-sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi.

Pothuajse për të gjithë të pandehurit e tjetër është kërkuar nga 2 vite burg. Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuarit e tjerë u arrestuan në Shkurt të vitit të kaluar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë Hoxha vazhdon që të jetë në qeli që nga shkurti edhe pse ka kërkuar nga ish-kolegët e saj për 8 herë me radhë që të kishte një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.

Por kjo kërkesë pasi ajo u dënua pa kusht. Në dosjen e SPAK thuhet që një i dënuar që të lirohej fillimisht merrte avokat Aldo Tabakun. Ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit dhe më pas lirim me kusht, kundrejt shumave nga 6 deri 12 000 euro. Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Hoxhës tha se klientja e tij i konsideronte këto si sulme politike të bëra ndaj saj dhe se kërkonte pafajësi.

Gjykata tërhiqet për të marrë vendim/ Ish gjykatësja Hoxha: Ka qenë sulm politik ndaj meje, jam e pafajshme

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re