Skip to content

LISTA/ Anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, mes tyre edhe Blendi Fevziu

900 0 1769709370x800 0 1767807077ximg 0821 852 525

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së mbylli procesin e votimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Përmes një procesi votimi të fshehtë, delegatët kanë përzgjedhur 10 emrat që do të jenë pjesë e këtij organi vendimmarrës.

Anëtarët e zgjedhur janë:

Anila Basha, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

KE FSHF

Këta anëtarë do të bashkëpunojnë ngushtë me Presidentin e rizgjedhur, Armand Duka, i cili mori besimin për një mandat të shtatë radhazi.

Komiteti Ekzekutiv ka si funksion kryesor hartimin dhe miratimin e politikave zhvillimore të futbollit në vend.

Ky grup drejtues do të ketë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së projekteve infrastrukturore dhe rregullatore për periudhën 2026-2030.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve.

Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Presidenti, Zv/President i parë, Zv/ President i dytë dhe 8 anëtarë.

Mandati i një anëtari të Komitetit Ekzekutiv është 4 vjeçar.

Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i një organi juridik të FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv ka autoritet në fushat e veçanta të mëposhtme:

Menaxhon dhe drejton punët e FSHF-së në përputhje me këto statute dhe siguron zbatimin e statuteve të FSHF-së. Mundet të aprovojë dispozitat ekzekutive të nevojshme për aplikimet e tyre.

Me propozim të Presidentit, të emërojë dhe shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm.

Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të emërojë apo të shkarkojë shefat e sektorëve të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.

Me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të përmirësojë rregulloren e brendshme organizative të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.

Të emërojë, pezullojë ose pushojë anëtarë të organeve gjyqësore të FSHF-së.

Të përgatitë dhe të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme dhe të Jashtëzakonshme.