Vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 828 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura të PS-së.

Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.

Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 15838 vota.

I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 13084 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Erion Braçe me 12085 vota dhe Fatmir Xhafaj me 8691 vota, Ornaldo Rakipi me 6254 vota, po ashtu Anila Denaj me 4434 vota dhe 20-vjeçarja, Kejsi Elezi me 3953 vota.

Të kandidatet e fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Kjo ka bërë që Kejsi Elezi të lërë jashtë deputetit Xhemal Qefalinë, i cili edhe pse ka marrë 5714 vota nuk siguron dot mandatin e deputetit, sipas rezultateve paraprake.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit ngelin veteranët e PS-së, Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli.

 

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (15946)
Ervin Hoxha (13226)
Erion Brace (12425)
Fatmir Xhafaj (8829)
Ornaldo Rakipi (6311)
Anila Denaj (4484)
Kejsi Elezi (3964)

Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (5727)
 Blerina Gjylameti (3863)
 Olta Xhacka (3775)
 Etilda Gjonaj (3090)
 Plarent Ndreca (3069)
 Florian Pullazi (2932)
 Mimi Kodheli (2770)
 Ermonela Felaj (2611)
 Pandeli Majko (2609)
 Julinda Dhame (2482)
 Klotilda Bushka (2387)
 Sofika Lleshi (2331)
 Antonela Dedej (2283)
 Ylli Shehu (2086)
 Toni Gogu (1840)
 Halit Valteri (1547)
 Entela Ramosacaj (1295)
 Andi Seferi (1294)
 Roy Bashaj (1288)
 Endrit Braimllari (1267)
 Blendi Sulaj (1226)
 Arben Pellumbi (1140)
 Eldian Cepeli (1067)
 Persida Shkrepa (835)
 Edlira Dyrmishaj (757)
 Glindxhet Madhi (751)
 Silda Cepe (682)
 Mirgit Vataj (656)
 Etjen Xhafaj (603)
 Halil Koloshi (380)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko