Dy miqësore me synim “kolaudimin” e grupit për Euro 2024. Italia, 30 vjet pas Botërorit SHBA ’94 dhe 19 vjet pas herës së fundit, kthehet në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

Dy teste me dy ekipe kombëtare të Amerikës së Jugut që janë në kulmin e rrugëtimit për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm: më 21 mars (22:00 me orën italiane, 17:00 me orën lokale) në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, shtëpia e Inter Miamit, të kaltrit do të përballen me Venezuelën, ndërsa të dielën, më 24 mars (21:00 me orën italiane, ora 16:00 lokale) Italia do të masë forcën me Ekuadorin në “Red Bull Arena”, në zonën e New Yorkut, në Harrison, Neë Jersey.
Janë 28 lojtarë të thirrur nga trajneri Luciano Spalletti, tre prej të cilëve kanë grumbullimin e parë në kombëtaren A: mbrojtësi i Torinos, Raoul Bellanova, mesfushori i Veronës, Michael Folorunsho, dhe sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca.
Lista e Italisë:

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Giorgio Scalvini (Atalanta), Destiny Udogie (Totthenam);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giacomo Bonaventura (Fiorentina), Michael Folorunsho (Verona) Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Lorenzo Lucca (Udinese), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Aston Villa).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re