Kryeministri Edi Rama, nga Berati ka komentuar listën e Partisë Demokratike për Tiranën, të cilën e cilësoi si një bunker për opozitën.

“Po të shihnin listën e mbyllur në Tiranë, ajo është për opozitë, ata janë që të gjithë bashkë të fillojnë “na i vodhën, na i vodhën, na i vodhën, na i morën, na i morën, na i morën”, dhe të mos kontestojnë fare situatën e  kënetës”, tha Rama.

Sipas tij, këto aleanca janë të krijuara vetëm në funksion të një individi privat, për problemet e tij private, duke nënkuptuar këtu, kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin tha se “ai e di shumë mirë, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht”.

Rama u ndal gjithashtu te listë e Beratit, duke shprehur habi për mungesën e deputetit Tomorr Alizoti.

“Po shihja listën e Beratit, se kuptova, ku është Tomorr Alizoti të paktën, Tomorri ku ka ikur! Më duket sikur kishin heq ndonjë çmimin Nobel, as Tomorrin nuk e sollën më në Berat”, tha ai.

Në fund, Rama u shpreh se opozita do marrë një mesazh të fortë, duke thënë: “ne duhet tua bëjmë Nocin këtu, si kukurec Poliçani”.

Rama: Që kur lanë Kujtim Gjuzin në listë të hapur, u zhgënjeva. Bën atë listën e mbyllur si bunker, po ta shohësh, lista e mbyllur e Tiranës i thotë të gjitha, është një bunker për opozitë. Nëse hynin në mendjen e njerëzve në territorin e Shqipërisë, ka një mendje që i di më mirë se të gjitha mendjet që do humbasi, është mendja e bufit. Ai e di shumë mirë, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht. Nëse hyn të mendja e Lulit, ai e di që do fitojë.

Po të shihnin listën e mbyllur në Tiranë, ajo është për opozitë, ata janë që të gjithë bashkë të fillojnë “na i vodhën, na i vodhën, na i vodhën, na i morën, na i morën, na i morën”, dhe të mos kontestojnë fare situatën e  kënetës. Kaq! Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat, për problemet e tij private. Demokratëve u duhet thënë.

Po shihja listën e Beratit, se kuptova, ku është Tomorr Alizoti të paktën, Tomorri ku ka ikur! Më duket sikur kishin heq ndonjë çmimin Nobel, as Tomorrin nuk e sollën më në Berat. E dinë që do humbin. Unë mendoj se ne duhet tua bëjmë Nocin këtu, si kukurec Poliçani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko