
Teksa nesër të gjithë sytë janë nga Washingtoni, ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, analiza e pare e superkompjuterit Opta, rëndit Kombëtaret sipas shanseve që kanë për të ngritur trofeun.
Turneu më i rëndësishëm futbollistik do të zhvillohet në 16 stadiume në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 48 ekipe dhe 104 ndeshje gjithsej.
Ndërsa 6 skuadra ende nuk janë kualifikuar, 4 nga faza play-off e UEFA-s dhe 2 nga playoff-et ndërkontinentale, favoritët tashmë janë të qartë: Lionel Messi synon të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër triumfi historik, ndërsa Spanja, Franca dhe Anglia kanë koeficientin më të ulët sa i përket fituesit.
Por ja cilët janë favoritët sipas “Opta”:

