Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka zbuluar në emisionin ‘Pushtet’ në FaxNews se lista e Partisë Socialiste është shpartalluar pas paralajmërimeve të herë pas hershme të ndërkombëtarëve për mos futjen në lista të njerëzve me rekorde kriminale.
Çollaku u shpreh se terheqja e Xhaçkës në momentin e fundit ka ardhur pas presionit të ndërkombëtarëve.
Kreshnik Çollaku:
Në qarkun e Dibrës kam kohë që kam nisur fushatën. Në 2015 km drejtuar fushatën në Mat dhe Klos dhe të dyja janë fituar nga PD-ja. Për herë të parë un kandidoj në atë zonë, unë jam renditur i dyti, numri dy mbulon degën e Matit.
Në gjykimin tim, synimi ynë është të paktën dyfishim të votave të 2017. Kërkon një angazhim minimal jo me sforcim. Zona është shpopulluar nga varfëria ekstreme.
PS-ja ka marrë një goditje të jashtëzakonshme, deklarimet dhe qëndrimet të ndërkombëtarëve për të pastruar listën e deputeteve e ka shpartalluar listën e PS në Dibër. Drejtuesja e qarkut, e vendosur nga PS Xhaçka, dhe tërheqja në momentin e fundit erdhi nga presioni i ndërkombëtarëve. Në atë qark socialistët nuk ishin dhe nuk janë në pushtet. Socialistët e Dibrës të Matit kanë qenë pa asnjë lloj peshe në atë qark. Unë mendoj që socialistët e Dibrës e të Matit janë në situatë të dëshpëruar, pavarësisht se mund të bëhen pjesë e aventurës së Ramës në mandatin e 3-të.
Nga presioni i ndërkombëtarëve, blerësit e votave u tërhoqën vetë, tani kemi njerëz të rinj. Lista e PS në Dibër është shpërbërë ende pa nisur gara.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
