Analiste e KRIIK, Antuela Male në një intervistë për Panorama TV ka komentuar procesin zgjedhor për 61 kryebashkiakët e rinj më 14 maj, ku tha se ky i fundit është shoqëruar me një sërë problematikash.

Male tha se shqetësim në këto zgjedhje mbetet përdorimi i administratës nga pushteti dhe se KRIIK ka raportuar në KQZ mbi 300 shkelje, ku theksoi se këto të fundit kanë kaluar me një gjobë minimale nga ana e KAZ-së.

Sakaq shtoi se ndryshimi i qendrave të votimit ka ndikuar në sjellën e votuesve ku shumë qytetarë i janë drejtuar qendrave të gabuara, ku theksoi se përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë i mbetet ministrisë së Brendshme dhe KQZ, pasi nuk kanë sqaruar opinionin publik.

Pjesë nga intervista:

Nga konkluzionet është përmbledhur se shteti ka dështuar për të siguruar një proces të sigurt zgjedhor, si e komentoni?

Është një konkluzion i arritur deri më sot, kemi nisur me dështimin e reformës zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e ODIHR, burimet njerëzore dhe u vu re në 4 muajt e fundit ka qenë një mekanizëm që dështoi, përballë një lumi të madh denoncimesh. Kemi përcjellë në KQZ mbi 300 denoncime, pikërisht për kuadrit zgjedhor.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë?

Për burimet njerëzore vumë re përdorimin e administratës, kemi një përzierje mes aktiviteteve të fushatës dhe atyre të institucioneve. 60 bashki administrohen nga 1 forcë politike, dhe u përdor fuqia për ndikim. Edhe administrata u vu në funksion, edhe pse ligji ndalon aktivitetet , u rrit paga dhe ndihma për shkresat në nevojë.

Të gjitha shkeljet janë bazuar mbi mediat dhe rrjetet sociale, kemi evidentuar këto aktivitet të ndaluara. KQZ është vënë në një proces hetimi, por vendimi përfundimtar nuk lidhet me të. KAZ bëri një lexim të ngushtë të ligjit, votim politikisht mbi çështjet e denoncuara. Gjobat kanë qenë minimale, ngelet një dënim lidhur me burimet njerëzore.

Ne kemi evidentuar si problem madhor, ndryshimin e qendrave të votimit ndikon në sjelljen e votuesve karshi procesit, mund të cenonte një të drejtë kushtetuese. Kërkuam nga KQZ, ministria që të sqarohej çfarë ka ndodhur me listën e zgjedhësve por databaza është e ndarë. E ndërtuar mbi metodologji të paqartë, na është thënë që shkaku i ndryshimit është renditja në listën e zgjedhësve dhe një ndërthurje lidhur me kodin e banesës. Të gjitha këto ndryshime sollën probleme, kërkuam që të dilnin publikisht me një deklaratë. Ka pasur qytetarë që kanë shkuar në qendrën e gabuar, nëse edhe 1 qytetarëve i pamundësohet e drejta për votim është shkelje e rëndë.

Kush mban përgjegjësi?

Përgjegjësi është ministria e brendshme për hartimin e listëve, për mbikëqyrjen e kësaj është KQZ.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re