Pak pas mesnate, Partia Demokratike ka zyrtarizuar listën fituese të Kryesisë së re të forcës kryesore opozitare. Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë që lista fituese e grave të përbëhet nga:

Oriola Pampuri (më e votuara)
Dhurata Cupi
Juela Hamati
Taulanta Jaupi
Lindita Metaliaj

Ndërkohë nga numërimi i fletëve të votimit në garën mes burrave për 10 vende rezultuan fitues emra surprizë:

Gert Bogdani
Agron Gjekmarkaj
Tomorr Alizoti
Ervin Salianji
Flamur Noka
Kreshnik Collaku
Oerd Bylykbashi
Aldo Bumci
Fitim Zekthi
Gent Strazimiri

Më i votuari ka qenë Gert Bogdani. Dhjetë burrat dhe 5 gratë që zgjodhi Këshillimi Kombëtar do i shtohen listës që në total përbëhet nga 35 anëtarë të PD-së për 4 vitet e ardhshme.

Në mesin e emrave fitues, mungojnë kritikët e Bashës. Kreu i demokratëve kur shpalli listën e anëtrave përfshiu në mesin e kandidaturave edhe dy rivalët e tij për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Por pas përfundimit dhe numërimit të votave, vihet re se në listë mungojnë emrat e Kadillit dhe Shehajt. Anëtarët nuk kanë dhënë votat e mjaftueshme për t’i besuar postin njërit nga dy rivalët e Bashës.

Mes të përjashtuarve nga lista fituese e Kryesisë, është edhe dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dje ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kujtojmë që pak kohë mëparë Berisha u shpall non-grata nga SHBA dhe ka pasur një seri ‘sulmesh’ ndaj tij dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Partia Demokratike mblodhi dje Këshillin Kombëtar për të votuar drejtuesit e rinj të Sekretariateve, të Komisioneve dhe 15 anëtarët e rinj të Kryesisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re