Sot rinis sesioni i ri parlamentare, por me mbylljen e periudhës parlamentare janar-korrik 2020, ajo që sërish spikati ishte dëshira e ulët e deputetëve për t’u angazhuar me fjalime në foltore, apo pjesëmarrje në komisione.

Instituti i Studimeve Politike, në një raport për monitorimin e parlamentit gjatë periudhës së pandemisë, ka renditur 27 deputetë, ish-ministra e biznesmenë që etiketohen si “memecët” e vitit 2020 në Kuvend.

“Në bilancin e debateve parlamentare tërheq vëmendjen edhe lista e deputetëve që nuk kanë diskutuar asnjëherë gjatë periudhës monitoruese.

Disa prej tyre ndodhen pothuajse gjithnjë në këtë listë dhe janë kryesisht deputetë që politikën e kanë angazhim të dytë, krahas biznesit privat apo angazhimeve të tjera prioritarë; disa janë figura të njohura politike e publike që në kontrast me angazhimin në seanca janë mjaft aktivë në mbledhjet në komisionet parlamentare ose në strukturat e tjera të Kuvendit.

Në listën e deputetëve me “0” diskutime bëjnë pjesë kryesisht deputetë të ardhur më 2019 në Parlament, por edhe deputetë të njohur, si: Ulqini, Peleshi, Kodheli, Zeneli etj., të cilët janë aktivë në jetën politike dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare.

Në listë nuk mund të mos mungojnë disa prej deputetëve të njohur më shumë si biznesmenë sesa si deputetë dhe që janë aty prej shumë mandatesh parlamentare, pavarësisht bilancit negativ në përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetin parlamentare”, thuhet në raport.

Ndërsa 5 deputetët më aktivë janë; Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Myslim Murrizi, e Artur Roshi (PBK).

DEPUTETËT “MEMECË ” TË KUVENDIT:

ALBAN ZENELI demokrat

LUAN HARUSHA PS

AMBRA BAROVA i pavarur

MAJLINDA HALILAJ pa grup

BESNIK TROPLINI pa grup

MIMI KODHELI PS

BUJAR ÇELA PS

MUSA ULQINI PS

DRITAN BICI PS

NIKO PELESHI PS

EDMOND LEKA PS

NIKOLIN STAKA pa grup

EDMOND RRUSHI pa grup

PAULIN STERKAJ PS

ELIO HYSKO PS

REME LALA pa grup

ENADA KAPLLANI e pavarur

RRAHMAN RRAJA PS

FATMIR VELAJ PS

SADRI ABAZI PS

GJETAN GJETANI pa grup

TOM DOSHI pa grup

ILIR NDRAXHI PS

XHEVIT BUSHAJ PS

KOÇI TAHIRI PeD

YLLI SHEHU i pavarur

LEFTER KOKA pa grup

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re