Kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi  janë mes një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kështu, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Këshilli i Ministrave vendosi që Garda e Republikës të mbrojë edhe personalitete si ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko etj.

LISTA E PLOTË

a) Prokurorin e Përgjithshëm;

b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re