Policia ka dhene sot detaje lidhur me aksionin e zhvilluar se fundi me venien ne pranga te personave te vene ne akzue per vdekjet e personave nen rrenojat e godinave te shembura nga termeti i 26 nentorit.

“Pas rënies së tërmetit në 26 nëntor kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacion ku u angazhuan 4012 forca policie në tre qarqe. U morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme. Krahas masave drejtoria e Policisë së Shtetit ngriti një grup për hetimin me specialistë për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar nën drejtimin e njësive të posaçme për kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e provave për të vendosur para përgjegjësisë personat. Janë kryer një sërë veprimesh, nga marrja e dokumenteve të firmave, bashkive për lejet e ndërtimit, zbatimin dhe supervizimin, marrjen e dokumenteve në hipoteka dhe veprimeve të tjera”- the drejtori i policise se Durresit.

Sipas tij, pas një pune 2 javore, në përfundim të fazës së parë, prokuroria Durrës mbrëmë lëshoi 17 urdhra ndalimi, 9 janë ekzekutuar, vijon puna për gjetjen e të tjerëve. Nga veprimet e para, dëmet e këtyre godinave kanë ardhur për kryerjen e ndërtimeve pa respektuar rregullat. Disa prej të përfshirëve janë larguar jashtë vendit, pasi ra tërmeti.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re