Funksionari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, deklaroi se komuniteti serb pret që marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit të implementohen.
Njëkohësisht zëvendëskryeministër e ministër për Komunitete e Kthim në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Jevtiç ka thënë se qëndrimi i tyre është që Asociacioni të mos formohet në përputhje me ligjet e Kosovës.
“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne nuk do të donim diçka që do të formohej nën ligjet aktuale të Kosovës. Askush nuk do të shkonte në Bruksel që ta negocionte këtë, por do të shkonte që të kishte diçka të re dhe diçka ndryshe, diçka që do të ndikonte në organizimin më të mirë të jetës së komunitetit serb”.
Më herët Lista Serbe pas arrestimit të Marko Gjuriçit, kishte marrë vendim për të dalë nga Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj, por sërish vazhdon të jetë pjese e posteve ministrore.
