Lista Serbe kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovës të ketë kompetenca ekzekutive.

 

Përmes një deklarate, kjo forcë politike nënvizon se Asociacioni duhet të formohet pasi është një detyrim që Kosova e ka marrë përsipër me anë të marrëveshjeve të firmosura në Bruksel.

 

Lista Serbe shprehet se Bashkësia e Komunave është e nevojshme “për mbijetesën e popullit serb”.

 

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministrja Ana Bërnabiç, e cila ka nënvizuar se kompetencat e asociacionit janë përcaktuar që në vitin 2015.

 

“Në një nga takimet tona, u tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë menjëherë në fillim të vitit 2023, domethënë janar dhe shkurt, për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Pritshmëria ime është edhe një herë që Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje ekskluzivisht vetëm me marrëveshjen e Brukselit dhe në përputhje me atë që është përcaktuar në vitin 2013 kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit dhe në vitin 2015, kur me marrëveshje u përcaktuan kompetencat e Asociacionit të komunave serbe”.

 

Qeveria e Kosovës kundërshton formimin bashkësisë së komunave serbe, duke theksuar se bie ndesh me kushtetutën. Por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë të prerë në qëndrimin se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjet për të cilat ka rënë dakord.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re