Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore për zgjedhjet presidenciale që janë caktuar që të mbahen më 27 dhjetor në Serbi.

Gjatë një adresimi, Saiçiq tha se do të avokojë për një Serbi sovrane, në të cilën Kushtetuta e saj do të respektohet dhe që të jetë një vend ku çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

“Si president do t’i përmbahem autoritetit tim dhe publikisht do të shpjegoj vendimet që do marr dhe do të kërkoj përgjegjësi të njëjtë nga bartësit e tjerë të pushtetit”, tha ai.

Saiçiq kritikoi Qeverinë në largim të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, duke argumentuar se po synon që ta kolapsoi shteti.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpas marrjes se qeverise lista studentore ne serbi nxjerr kandidatin per zgjedhjet presidenciale%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

“Parlamenti, Qeveria dhe gjykatat duhet që ta rifitojnë besimin e qytetarëve. Kjo vlen edhe për Presidencën. Për vite të tëra, Presidenca është përdorur për të thelluar ndarjet dhe fuqitë kushtetuese janë zgjeruar”, tha ai.