Diskutimi për lista të hapuara apo të mbyllura do të rivendoset në tryezën e politikës. Pas tre vitesh qeveria dhe opozita pritet të ndërhyjnë në kodin zgjedhor të detyruara edhe nga vendim i Gjykatës Kushtetuese, ai për herësin.
Pak muaj nga parlamentaret e 2021 “Kushtetuesja” i tha politikës se vota parapëlqyese për kandidatët për deputet jashtë listës fituese është një iluzion.
MARASH LOGU
AVOKAT
Ajo që Gjykata Kushtetuese ka vendosur është duke qënë se zona të ndryshme zgjedhore, pra qarqe të ndryshme siç është qarku i Gjirokastrës dhe Tiranës kanë numër të ndryshëm zgjedhëzish, në qarkun e Tiranës kemi 1 milion zgjedhës dhe në Gjirokastëër kemi 120 mijë, është parë që mekanzimi i herësit është jo propocional, sepse sigurisht mundësia e një kandidati për deputet të arrijë 10 mijë vota në Tiranë është shumë më e madhe se ajo në Gjirokstër.
Gjykata Kushtetuese e vë komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore para dy zgjedhjeve.
MARASH LOGU
AVOKAT
Ka detyrë që të adresojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese duke bërë ndërhyrjet e nevojshme në kodin zgjedhor apo në qoftë se mendohet të hiqet fare mekanizmi i herësit të ndërhyjë në kushtetutë.
Vendimin e “Kushtetueses”, Kristaq Kume, ish kryetari i KQZ-së e lexon si nxitës por të pamjaftueshëm për politikën që të hapë 100% listat, pra të jenë qytetarët ata që me votë të drejpërdrejt zgjedhin kandidatët e propozuar për deputetë dhe jo ata të përcaktuar nga kryetarët e partive.
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR I KQZ
Ka lënë shteg për mos tu zgjidhur mënyra sesi është formuluar dispozita kushtetuese përkatëse. Në këtë dispozitë përcaktohet se votën parapëlqyese qytetarët do të duhet ta ushtrojnë për jo më pak se 2 të 3 e listës së kandidatëve, që do të thotë në kodin zgjedhor mund të ndërtohet një mekanizëm i tillë i zbatimit të kësaj kërkesë të GJK, e cila do ta bëjë totalisht zero efektin e hapjes së listave.
Me gjithë parimin se hapja e listave u jep shqiptarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në parlament kjo nuk e zhduk dukurinë e pastrimit të parlamentit nga deputetë që mandatin ua mundëson paraja dhe jo profili i tyre intelektual.
KRISTAQ KUME
ISH KRYETAR I KQZ
Këtë e kanë në dorë partitë në rradhë të parë dhe nuk është sisitemi ai që parandalon një gjë të tillë. Nuk është qytetari që e vendos, qytetari në fund fare përcilido sistem që të jetë do të votojë për atë kandidat që i vënë në tavolinë partitë politike.