TIRANË- Pesë parti politike, tre prej të cilave parti parlamentare, kanë propozuar ndryshimi e sistemit zgjedhor dhe këtë kërkojnë ta bëjnë në dy forma. Së pari, përmes referendumit të kërkuar nga zgjedhësit dhe përmes votave në parlament. Gazetarja e Abc News, Esiona Konomi ka mësuar detaje, rreth kësaj nisme.
Konkretisht Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar propozuan në një konferencë për media ndryshimin e sistemit aktual, teska kërkojnë ta bëjnë atë sa më përfaqësues.
Gjithsesi, rruga për ta bërë këtë përmes referendumit duke e vështirë. Kjo qasje kërkon mbledhjen e 50 mijë firmave dhe sipas aktivistëve kjo do duhet të nisë që nesër në KQZ.
“Megjithatë 50 mijë firma për një referendum tjetër është e lehtë, por për të ndryshuar kushtetutën me referendum, ligji parashikon rregulla më të forta”, raporton gazetarja Esiona Konomi.
Ky propozim për t’u votuar në parlament kërkon 94 vota dhe sërish shanset mbeten të pakta.
” Këtë e tentoi Ilri Meta në vitin 2008, që të bënte një ndryshim kushtueses me referendum, por nuk ia doli. Për të siguruar 94 vota në parlament do të duhet një kompromis politik, që nënkupton konsensusin e PS dhe pjesët e mëdha të PD”, raportoi gazetarja.
Sipas gazetares, idetë e përgjithshme të propozuar në tryezën e sotme kishin në themel vendosjen e një sistemi zgjedhor propocional rajonal, jo me 12 qarqe saç është sot, por me 4 të tillë. Po ashtu, ata kërkuan lista 100% të hapura dhe që votuesit të votojnë në moshën 16 vjeç dhe jo 18 sa është aktualisht./ n.m.