Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se do të dërgojë në prokurori për ndjekje penale anëtarët e 19 grupeve të numërimit që kanë tjetërsuar votën në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme tha se shkeljet janë zbuluar pas rinumërimit të 10% të votave.

Nga rinumërimi i votave në KQZ, rezultoi se 224 qytetarë kishin votuar dy herë dhe 44 të tjerë kishin votuar më shumë se dy herë.

Tashmë në prokurori do të dorëzohen emrat e komisionerëve të PS dhe të PS, pasi një tavolinë numërimi ka katër anëtarë 2 nga maxhoranca dhe dy nga opozita dhe do të kallëzohet i gjithë grupi i numërimit.

Rinumërimi nga ana e KQZ, zbuloi vjedhje votash brenda llojit në tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, sa i takon votës preferenciale për kandidatët.

Numëruesit kanë manipuluar vota, duke ia hequr një kandidati dhe shtuar një kandidati tjetër brenda të njëjtës parti.

Në zgjedhjet e 25 prillit, më i votuari nga radhët e socialistëve në Tiranë rezultoi Fatmir Xhafaj me 16738 vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezultoi Ornaldo Rakipi me 15697 vota, në vend të tretë Belinda Balluku me 15,361, e ndjekur nga Etjen Xhafaj me 12,782 vota.

Por nga procesi i rinumërimit të tyre që bëri KQZ me 10 përqind të kutive të votimit, kanë dalë edhe kandidatët më të dëmtuar.

Nga një vëzhgim i listës së publikuar, rezultoi se Fatmir Xhafaj rezultonte personi më i “vjedhur” në zgjedhje brenda PS, i ndjekur nga Belinda Balluku dhe Xhemal Qefalija që gjithashtu rezultuan me minus.

Nga ana tjetër, në Tiranë, numëruesit i kanë hequr Sali Berishës vota, ndërsa Lulzim Bashës i kanë shtuar.

Po ashtu, kandidatit të PD-së Asllan Dogjani i kanë hequr, Petrit Dodës, ndërsa Lediana Fratarit i kanë shtuar 49 vota si dhe Ornela Nebijajt i kanë shtuar 30 vota.

Belind Këlliçit i janë shtuar 25 vota, ndërsa Alfred Rushajt i janë vjedhur 16 vota.

Numëruesit e kallëzuar në Prokurori

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re