Trajneri i kombëtares polake të futbollit, Jan Urban, ka publikuar listën me 25 futbollistët që do ketë të gatshëm për ndeshjen kundër Shqipërisë e cila luhet në Varshavë me 26 mars dhe vlen për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026.

 

Bie në sy se polakët kanë një mesfushë të dendur me dhjetë futbollistë, disa prej të cilëve me tipare sulmuese. Tetë janë mbrojtës dhe vetëm tre sulmues, me veteranin Robert Lewandowski që duket se do jetë titullar kundër ekipit të Sylvinhos.

 

Polonia vjen në përballjen me Shqipërinë dukshëm e dobësuar, pasi Nicola Zalewski u skualifikua për këtë ndeshje. Problemi më i madh për ekipin polak është mungesa e portierit Łukasz Skorupski, i cili ka një problem në kofshë dhe nuk do të kthehet deri në maj. Mungesa tjetër në skuadër është sulmuesi Adam Buksa.

 

Ekipi fitues në këtë duel do përballet në finalen play-off (31 mars) me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, ku do diskutohet bileta për në finalet e Kupës së Botës 2026 që do zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

 

Lista e plotë

 

Portierë: Bartłomiej Drągowski (Widzew Lodz), Kamil Grabara (VfL Wolfsburg), Mateusz Kochalski (Qarabag FK), Bartosz Mrozek (Lech Poznań).

 

Mbrojtës: Jan Bednarek (FC Porto), Bartosz Bereszyński (Palermo FC), Matty Cash (Aston Villa FC), Tomasz Kędziora (PAOK FC), Jakub Kiwior (FC Porto), Arkadiusz Pyrka (FC St. Pauli), Przemysław Wiśniewski (Widzew Lodz), Jan Ziółkowski (AS Roma).

 

Mesfushorë: Kamil Grosicki (Pogoń Szczecin), Jakub Kamiński (1. FC Köln), Jakub Moder (Feyenoord Rotterdam), Oskar Pietuszewski (FC Porto), Filip Rózga (Sturm Graz), Michał Skóra (KAA Gent), Bartosz Slisz (Broendby IF), Sebastian Szymański (Stade Rennais FC), Nicola Zalewski (Atalanta BC), Piotr Zieliński (Inter Milan).

 

Sulmues: Robert Lewandowski (FC Barcelona), Krzysztof Piątek (Al-Duhail SC), Karol Świderski (Panathinaikos AO).

LEXO EDHE: Ndeshja historike/ Sylvinho publikon nesër listën anti-Poloni, dilemat dhe surprizat e pritshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re