Eskperti zgjedhor i demokratëve në tryezën e Këshilli Politik, Ivi Kaso, flet për një afat 24 orësh që opozita i ka lënë në kohë shumicës për të propozuar një draft mbi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut që ajo vetë miratoi në Kuvend.

Kaso e sheh të pakuptimtë refuzimin e shumicës për të pranuar ekspertizën e ODIHR, ekspertizë të cilët e kanë marrë disa herë gjatë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Për ekspertin e demokratëve shumica ka për qëllim të vendosë në tryezë një produkt të gatshëm, ndërkohë që kanë ngelur më pak se 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Maxhoranca dhe opozita u rikthyen të hënën në tryezën e Këshilli Politik në raundin e dytë të negociatave, të cilat do t’i japin edhe formën përfundimtare Kodit Zgjedhor përpara zgjedhjeve të dekretuara të 25 prillit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re