Surpriza në listat e Partisë Demokratike. Publikimi i listës së kandidatëve të demokratëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime pranë PD bëjnë të ditur për “Të Paekspozuarit” se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re