Partia Demokratike bëri publik paraditen e kësaj të mërkure listën e kandidateve për deputet në qarkun Kukës e cila do të filtrohet edhe më shumë pasi të kalohet në votim nga anëtarësia.

 

Në këtë listë nuk figuronte ish deputeti i Kukësit Flamur Noka.

 

Burime pranë PD bëjnë të ditur se ish deputeti Flamur Noka është spostuar në një tjetër qark.

 

Pavarësisht se emri i Nokës u propozua edhe nga degët e PD në qarkun Kukës, duket se Basha ka preferuar ta angazhojë ish ministrin e Brendshëm në qarkun e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re