Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot propozimet për Reformën Zgjedhore në qytetin e Fierit para mbështetësve të tij.

Basha është ndalur tek listat e hapura, ku votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin dhe jo kryetari i partisë, për të cilat u shpreh se “listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politik”.

Kreu i PD, theskoi se “ka nga ata që e shohin më lehtë të futen nga kryetari sesa të shkojnë derë më derë të fitojnë besimin e qytetarëve, për të dëgjuar problemet e tyre, për të marrë përgjegjësi, për të mbikëqyrur aktete korruptive të qeverisë”.

“Shqiptarët nuk kanë sot mundësin të votojnë dhe të çojnë në parlament ata që votojnë. Po flasim për problemin e listave të hapura. Nuk janë thjesht një zotim i yni por shprehje që marrim nga takimet e përditshme. Kundër listave të hapura ka shumë faktorë, disa janë nga PD. Ka nga ata që e shohin më lehtë të futen nga kryetari sesa të shkojnë derë më derë të fitojnë besimin e qytetarëve, për të dëgjuar problemet e tyre, për të marrë përgjegjësi, për të mbikëqyrur aktete korruptive të qeverisë.

Kjo është më e vështirë, por kush tha që puna e deputetit të jetë fushë më lule. Kjo është për ata që duan të vijnë në pushtet për të administruar pushtetin.

Në përpjekjet tona, pushteti është për të lidhur hallet e njerëzve. Listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politik. Kush merr më shumë vota futet në parlament. Duhet vaksinim i listave të hapura nëpërmjet vetingut të deputetëve”, deklaroi Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re