Pas takimit të Grupit të Dialogut, ku janë caktuar ekspertë që do të përgatisin planin e punës dhe kërkesën për OSBE/ODIHR, për asistencë, Oerd Bylykbashi ka dalë në një prononcim për media.

Bylykbashi shtoi se çdo çështje që është për t’u diskutuar do të merret, shqyrtohet dhe do t’i jepet  zgjidhje nga ky grup dialogu.

Gjithashtu la të hapur ndyshimin e sistemit zgjedhor, ku tha se listat e hapura janë detyrim kushtetues.

“Sot kemi caktuar grupin e ekspertëve që të përgatisin deri të enjten për një plan pune dhe kërkesa për OSBE për asistencë.

E rëndësishme është që çdo gjë që është në dispozicion do ta marrin në konsideratë. Raportet politike sot janë të vendosura më drejtë. Ajo që po them është se çdo çështje që është për t’u diskutuar do të merret, shqyrtohet dhe do t’i jepet  zgjidhje nga ky grup dialogu.

Grupi i dialogut kërkon vullnet pozitiv shumë të madh dhe pse e tregon shumë të kundërt forcën e vullnetit.

Është herët të flasim për konsensus me PS, do të përcaktohet nga plani i punës.

Rekomandimi i OSBE nuk duhet të trajtohen në mënyrë të thatë.

Listat e hapura janë detyrim kushtetues, në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Listat e mbyllura janë histori e të shkuarës. Ajo që është çështja kryesore sot, është zgjidhja e sistemit zgjedhor. Duhet të garantojmë barazi dhe drejtësi në rezultate”, tha Bylykbashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re