Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka komentuar sot situatën politike në vend dhe ka bërë një parashikim për zgjedhjet e vitit 2021. Në një intervistë në emisionin “Provokacia” në Abc News, Biba tha se zgjedhjet do kenë problematika të shumta, pasi situata politike është shumë e ngarkuar.

“KQZ me përkrahjen e ndërkombëtarëve vuri para shtetin e së drejtës. Zgjedhjet e 2021 e shoh problematike pasi degradimi ka nisur që tani për shkak të klimës politike. Nëse ka klimë politike korrekte bëhen zgjedhjet edhe pa ligj fare”, u shpreh Biba.

Më tej ai shtoi se sa i takon reformimit të KQZ dhe komisioneve zgjedhore me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Biba u shpreh se numërimi kërkon një numër shumë të ulët komisionerësh në krahasim me atë që ka aktualisht.

Nënkryetari i KQZ-së tha se sa i përket listat e hapura, ai u shpreh se ato nuk mund të qëndrojnë paralelisht me koalicionet zgjedhore. “Listat e hapura dhe koalicionet zgjedhore mund të bëhen bashkë duke degraduar procesi. Hapja e listave e komplikon procesi. Teknikisht arrihet por është e komplikuar sa qytetarët nuk do e kuptojnë si e votuan një parti dhe fitoi një tjetër. Koalicionet me lista të hapura janë një rrëmujë e paimagjinueshme. Pasi koalicionet nuk janë ndaluar, por janë ndryshuar”, deklaroi Biba.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re