Shqipëria humbi përballë Lituanisë. Ndeshja e luajtur këtë të hënë në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultatin minimal 0-1.

 

Për Lituaninë shënoi në minutën e 51 Kazlauskas, i cili diti si të shfrytëzojë një gabim trashanik të kombëtares tonë.

 

Edhe pse pritej që kuqezinjtë të ktheheshin me energji dhe vrull në fushë, Strakoshës ju dha një pasim i gabuar, që më pas çau rrjetën tonë. Ndryshimet në formacion nuk dhanë imapktin që tekniku Edi Reja shpresonte. Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re