Skip to content

LIVE- “Bojkoti vazhdon”, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

protesta7

Studentët vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Fillimisht studentët e Akademisë së Arteve bojkotuan mësimin, më pas u drejtuan drejt Universitetit të Drejtësisë, ku u futën në ambientet e Universitetit dhe u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, për t’u bashkuar në protestë.

Studentët u shprehën se bojkoti i mësimit vijon dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.