Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Duomo në Milano, aty ku nën masa të rrepta sigurie po mbahet ceremonia mortore e Silvio Berlusconit.

 

Shumë personalitete po marrin pjesë në ceremoni, e mes tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

 

Brenda katedrales së famshme në duomo do të jetë 2 mijë veta ndërsa jashtë saj mbi 10 mijë.

 

Vetë Berlusconi në testamentin e tij ka zgjedhur që trupi i tij pas vdekjes së digjej dhe kështu do të ndodhë. Hiri I tij do te qëndrojë në mauzoleumin e ndërtuar nga vetë Berlusconi në vilën e tij në Villa San Martino në Arcore.

 

Ndërkohë Italia është në një ditë zie kombëtare sikurse me një pushim njëjavor të punës së Kuvendit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re