Skip to content

LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg

shqiperia 8555555555555555555555555555555555555555

Për të 85-ën ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestën kundër kryeministrit Edi Rama, duke marshuar në rrugët kryesore të Tiranës dhe duke përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Protesta është shoqëruar me thirrje të forta kundër kryeministrit, ndërsa protestuesit kanë kërkuar largimin e tij nga detyra. Mesazhet e tyre kanë qenë të qarta dhe të përsëritura gjatë gjithë marshimit: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi!”, “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”

Qytetarët shprehen se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke e konsideruar qëndrueshmërinë e tyre si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Sipas protestuesve, kërkesa kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Ata kundërshtojnë çdo alternativë që lidhet vetëm me ndryshime në kabinetin qeveritar apo zëvendësimin e ministrave, duke kërkuar ndryshim në drejtimin e vendit.

Marshimi në Tiranë ka vijuar mes thirrjeve, pankartave dhe mesazheve politike të protestuesve, të cilët deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.

Pas 85 ditësh protestash, organizatorët dhe pjesëmarrësit theksojnë se qëndresa do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre, ndërsa rrugët e kryeqytetit janë kthyer sërish në skenën e protestës qytetare kundër qeverisë.