Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në derë të shtëpisë paraditen e sotme.

 

Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në lagjen “16 prilli”, 100 metra larg banesës së Javorit.

 

Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

 

Janë ngirtur pika kontrolli nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës përgjatë aksit Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar.

 

Ende nuk dihet se cili është motivi që ka sjellë vrasjen e 41-vjeçarit, për të cilin nga banorët e lagjes thonë se ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

 

12:07- Vrasja e 41-vjeçarit nga Fieri në derë të shtëpisë, flasin banorët: Ishte i mrekullueshëm, Zoti e di nga erdhi kjo

 

Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.

 

Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

 

Sakaq një banor i zonës shprehet i shokuar nga ngjarja dhe thotë se viktima ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

 

“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar, i sjellshëm, familja e mrekullueshme nga erdhi kjo, Zoti e di. Nuk dëgjuam krisma. Sa dola nga shtëpia, hyra në kafe e mora vesh. Djali ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ishte shumë djalë i shoqërueshëm”, thotë ai. 

 

 

Edhe Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar për të bërë të mundur ndalimin e autorit

 

11:28- Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

 

Elton Javori është 41 vjeçari i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

 

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në lagjen “16 prilli”.

 

Blutë kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Për kapjen e ekzekutorit janë ngitur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

 

“Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

 

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

 

Ndërkohë gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa bën me dije se në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

 

11:17-  Të shtëna me armë në Fier, vritet 41-vjeçari

 

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen “16 prilli”, në qytetin e Fierit. Viktima i identifikuar si Elton Javori.

 

Ai u qëllua disa herë më armë nga një person i identifikuar dhe i shpallur tashmë në kërkim nga policia.

 

Efektivët kanë ngritur disa  pika kontrolli në çdo aks rrugor për te mundësuar prangosjen e autorit.

 

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re