Rakip Suli i PS ka fituar në Kamëz. Ai do të drejtojë edhe për katër vitet e ardhshme këtë bashki. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Suli ka fituar 60.5% të votave.
Tashmë ka nisur edhe festa në Kamzë ndërsa qindra simpatizantë janë mbledhur pranë shtabit të PS-së. Pas zyrtarizimit të rezultatit, Suli ka dalë duke takuar edhe simpatizantët e tij.
Ishte një fitore e thellë për Sulin duke kryesuar me 10 mijë vota. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë mbi 13 mijë vota ndërsa ai i PD, Bilbil Bajraktari ka marrë 1653 vota.